Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Berisha shpreson të ketë sërish rol të rëndësishëm

Medon Berisha

Mesfushori Medon Berisha pati lëndim që e la jashtë fushës për kohë të gjatë. Ai është kthyer në xhiron e kaluar në humbjen e Lecces nga Cagliari, 1:0, dhe luajti tetë minuta në takimin e Serie A.

Ishin minutat e para të Berishës për Leccen prej 12 dhjetorit të vitit të kaluar, kur edhe e pësoi lëndimin e rëndë muskulor. 

Tani mesfushori synon të kthehet në formën më të mirë fizike dhe të ketë sërish rol të rëndësishëm te skuadra elitare e Italisë. 

22-vjeçari dhe Lecce në fundjavë përballen me Monzan. 

“Ishte ndjenjë e papërshkruar. Nuk dukej reale pas mungesës së gjatë. Por, padyshim se mund të jap më shumë për ta ndihmuar klubin. Ndihesha mirë në ndeshjen e kaluar. Pas operimit, tani nuk do të kem probleme sepse e kam respektuar kohën e kthimit dhe kisha rikuperimin e duhur. Ndihem në formë të mirë. Shpresoj që të luaj vazhdimisht dhe të ndihmoj në fazën e sulmit. Në stërvitje trajneri ndonjëherë më përdor si mesfushor, ndonjëherë si mesfushor sulmues, por unë mund të luaj në çdo rol. Ndaj Monzas pres ndeshje të vështirë”, ka deklaruar Berisha në një intervistë për “Telerama” të mërkurën.