Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lecce fiton por e humb Berishën e lënduar rëndë

Medon Berisha

Lecce e ka fituar 1:0 ndeshjen e xhiros së 15-të të Serie A të Italisë të premten mbrëma ndaj Pisas, por e ka humbur njërin prej mesfushorëve më të mirë të skuadrës, Medon Berisha.

Berisha pësoi lëndim të rëndë muskulor në minutën e nëntë të ndeshjes.

Ai është larguar nga fusha me barelë në minutën e 11-të, ndërsa është përcjellë me duartrokitje.

23-vjeçari është parë me lot në sy pas dëmtimit të rëndë që e pësoi.

Nikola Shtuliq e shënoi golin e fitores për Leccen në minutën e 72-të.

Edhe Ramadani e Lecce sigurojnë mbijetesën në Serie A Futboll Ramadani e Lecce sigurojnë mbijetesën në Serie A

Te Lecce në tërë ndeshjen luajti edhe mesfushori tjetër i Shqipërisë, Ylber Ramadani.

Lecce pas 15 ndeshjeve ka 16 pikë, ndërsa Pisa mbetet me vetëm dhjetë pikë.


Medon Berisha lëndohet rëndë

Medon Berisha ka pësuar lëndim të rëndë në duelin që Lecce është duke e zhvilluar ndaj Pisas.

Berisha është nxjerrë me barelë jashtë nga stafi mjekësor. Ai pësoi lëndim muskulor dhe ka kërkuar largimin, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të premten. 

Edhe Përfundon sezoni për Medon Berishën Futboll Përfundon sezoni për Medon Berishën

Mesfushori 22-vjeçar është parë me lot në sy, ndërsa ka marrë duartrokitje nga i gjithë stadiumi. Berisha para këtij dueli kishte 13 paraqitje, dhe dy gola të shënuar e tri asistime. Vlerësohet lartë te klubi italian. 

Ndeshja Lecce – Pisa i takon xhiros së 15-të të Serie A.