Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Transferim i madh i Dinamos, merr Bennacerin e Milanit

Ismael Bennacer

Dinamo e Zagrebit ka bërë përforcim të madh. 

Gjiganti kroat e ka prezantuar Ismael Bennacerin, të cilin e ka huazuar nga Milani për një edicion.

Mesfushori është prej lojtarëve më të rëndësishëm të Algjerisë.

Dinamo e ka opsionin e blerjes së kartonit të Bennacerit.

Ai i ka 137 paraqitje në Serie A dhe në gara evropiane për Milanin. Ishte lojtari më i mirë i Kupës së Afrikës në vitin 2019. Më pas bëri transferimin nga Empoli te Milani.

Edhe Milani transferon mbrojtësin e talentuar francez Futboll Milani transferon mbrojtësin e talentuar francez

Bennacer ka luajtur huazim te Marseille dhe ishte prej lojtarëve më të mirë në elitën franceze.

“Ardhja e tij paraqet përforcim të madh për klubin tonë dhe hap të rëndësishëm në forcimin e skuadrës për sfidat e radhës”, ka shkruar Dinamo.