Milani ka arritur marrëveshje me Strasbourgun për transferimin e futbollistit nga Belgjika, Diego Moreira.
“Kuqezinjtë” do të paguajnë 50 milionë euro për kartonin e Moreiras.
Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe tashmë kanë nisur procedurat për finalizimin e transferimit.
Mesfushori Moreira pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të martën.
Në këtë transferim rol të rëndësishëm ka pasur menaxheri i Moreiras, Jorge Mendes, i cili ka udhëhequr negociatat.
Pavarësisht interesimit të klubeve nga Gjermania dhe Anglia, Moreira kishte shprehur dëshirë që t’i bashkohej Milanit.
Edhe
Parisi ndalet në barazim nga Strasbourgu
22-vjeçari pjesë e Strasbourgut është nga viti 2024 kur u transferua nga Chelsea për 8.5 milionë euro.
Moreira me Strasbourgun ka zhvilluar 76 ndeshje, derisa ka kontribuar me shtatë gola dhe 16 asistime.
Ai karrierë ka bërë edhe te Lyoni e Benfica.