Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Moreira sera transféré à Milan.

Diego Moreira

Milani ka arritur marrëveshje me Strasbourgun për transferimin e futbollistit nga Belgjika,  Diego Moreira. 

“Kuqezinjtë” do të paguajnë 50 milionë euro për kartonin e Moreiras.  

Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe tashmë kanë nisur procedurat për finalizimin e transferimit. 

Mesfushori Moreira pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të martën.

Në këtë transferim rol të rëndësishëm ka pasur menaxheri i Moreiras, Jorge Mendes, i cili ka udhëhequr negociatat. 

Pavarësisht interesimit të klubeve nga Gjermania dhe Anglia, Moreira kishte shprehur dëshirë që t’i bashkohej Milanit. 

aussi Paris tenu en échec par Strasbourg Football Paris tenu en échec par Strasbourg

22-vjeçari pjesë e Strasbourgut është nga viti 2024 kur u transferua nga Chelsea për 8.5 milionë euro. 
Moreira me Strasbourgun ka zhvilluar 76 ndeshje, derisa ka kontribuar me shtatë gola dhe 16 asistime. 

Ai karrierë ka bërë edhe te Lyoni e Benfica.