Liverpooli nuk i ka ofruar kontratë të re Sadio Manes. Lajmi është konfirmuar edhe nga menaxheri i lojtarit Bjorn Bezemer. Ky i fundit ka thënë që në fund të sezonit do të nisin bisedimet me krerët e klubit anglez.
“Jemi në kontakte të vazhdueshme me klubin, por për momentin nuk kemi biseduar për vazhdimin e kontratës. Jemi në pritje deri në fund të sezonit”, deklaroi Bezemer për “Liverpool Echo”.
Mane ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.
Këtë edicion Mane në të gjitha garat ka realizuar 14 gola dhe ka bërë dy asistime.