Sulmuesi Sadio Mane nuk do të largohet nga skuadra Al-Nassr. Qëndrimin tek Al-Nassr e konfirmoi të shtunën menaxheri i Manes, Bjorn Bezemer.
“Nuk kam pasur asnjë takim me klubet për Manen. Mund të garantoj se Mane po përgatitet për sezonin e ardhshëm me Al Nassrin dhe kështu ai nuk ka absolutisht asnjë qëllim të largohet. Klubi është jashtëzakonisht i lumtur me të”, u shpreh Bezemer. Së fundmi është raportuar se për Manen kishte shprehur interesim skuadra e madhe turke Fenerbahçe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSenegalezi tek Al-Nassr u transferua në vitin 2023 nga Bayern Muencheni për 30 milionë euro. 32-vjeçari ka luajtur edhe për Liverpoolin për gjashtë sezone.