Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Nassr zyrtarizon Manen

Sadio Mane është përforcimi më i ri i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Senegalezi është prezantuar tek ekipi saudit të martën dhe iu bashkua nga Bayern Munichu.

Mane me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 40 milionë eurosh.

Për transferimin e tij nga Bayerni, Al-Nassr ka paguar 30 milionë euro. Sulmuesi i krahut, do të jetë bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon e Marcelo Brozoviqin, ndërsa vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për ekipin në edicionin e ri.

31-vjeçari u largua nga Gjermania pas vetëm një viti te Bayerni, ndërsa një ditë më herët zbuloi se ishte i detyruar në një lëvizje të tillë nga drejtuesit e klubit.

Mane verën e shkuar iu bashkua Bayernit nga Liverpooli, por pati telashe me lëndimet.

Në 38 ndeshje për Bayernin, Mane shënoi 16 gola dhe asistoi 6 herë në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm