Sadio Mane është në bisedime për një largim të mundshëm nga Bayern Munichu, ka konfirmuar kampioni gjerman të shtunën.
Sulmuesi senegalez, 31-vjeçari Mane, ka pranuar ofertë për t’iu bashkuar skuadrës Al-Nassr në Arabinë Saudite.
Mane ka udhëtuar me Bayernin në përgatitjet parasezonale në Azi, por është lënë jashtë listës për miqësoren ndaj Kawasaki Frontales në Tokio.
“Sadio Mane është në bisedime për kontratën para një transferimi të mundshëm dhe nuk është në skuadër për ndeshjen e sotme”, ka shkruar Bayerni në rrjetet sociale.
Mane iu bashkua Bayernit në verën e vitit të kaluar me kontratë trevjeçare. U transferua nga Liverpooli për 32 milionë euro. Ai ka shënuar 12 gola në 38 paraqitje për Bayernin, dhe e fitoi titullin e Bundesligës.
Cristiano Ronaldo është tek Al-Nassr, ndërsa në këtë verë kësaj skuadre i janë bashkuar edhe Marcelo Brozoviq, Allex Telles dhe Seko Fofana.