Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni konfirmon bisedimet për Manen

Bayern Munichu ka konfirmuar bisedimet me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Nassr për sulmuesin e krahut, Sadio Mane.

Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer ka thënë të mërkurën se ekziston mundësia që Mane këtë verë të transferohet tek Al-Nassr, ku do të mund të bëhej bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, Hainer ka shtuar se ky është vetëm fillimi i negociatave dhe duhet të presin dhe të shohin se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

Mane iu bashkua Bayernit verën e shkuar nga Liverpooli, por ekipi gjerman ka vendosur ta nxjerrë në shitje këtë verë për arsye disiplinore.

Po ashtu, senegalezi në edicionin e tij të parë te Bayerni u përball edhe me lëndime të shumta, ndërsa shënoi 12 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Mane ka kontratë deri në vitin 2025 me Bayernin, ekip që nuk ka mbetur i kënaqur me atë që ka treguar 31-vjeçari edicionin e shkuar.

Artikuj të ngjashëm