Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane do ta presë fundin e sezonit për kontratën e re

Përfaqësues të Sadio Manes i kanë thënë Liverpoolit që të presë deri në fund të sezonit për ofertën e re të kontratës, ka mësuar mediumi “90min” të mërkurën.

30-vjeçarit Mane i skadon kontrata në vitin 2023, ndërsa deri tani, ai ende nuk ka pranuar ofertën e re nga skuadra finaliste e “Championsit”.

Siç shkruan ky medium, përfaqësuesit e senegalezit kanë kërkuar vitin e kaluar marrëveshje të re, e cila do ta kalonte Virgil van Dijkun, në aspektin e pagesës.

Holandezi përfiton rreth 220 mijë funte në javë, e cila pritet të rritet sivjet deri në 250 mijë funte.

Mane ka 21 gola e tri asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.