Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me kontratë të re për Manen

Liverpooli ka nisur bisedimet me Sadio Manen për vazhdimin e kontratës.

Forma e mirë në të cilën është duke kaluar sulmuesi senegalez ka bërë që klubi ta shpërblejë me kontratë të re.

Drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar kontratë deri në vitin 2025 me pagë prej 200 mijë funteve në javë, ofertë që thuhet se do të pranohet nga Mane.

Vet 29-vjeçari ka bërë të ditur se është i lumtur në Liverpool dhe nuk e ka menduar largimin.

Mane këtë sezon në katër paraqitje në Premier League me Liverpoolin ka shënuar dy gola.

Artikuj të ngjashëm