Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli kërkon 30 milionë euro për Manen

Skuadra e Liverpoolit ia ka caktuar çmimin sulmuesit Sadio Mane, i cili tashmë ka vendosur të largohet në afatin kalimtar të verës.

Mësohet se për ta lënë të lirë senegalezin, Liverpooli po kërkon 30 milionë euro. Mane ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin që i skadon vitin e ardhshëm dhe i ka njoftuar drejtuesit e klubit se dëshiron të largohet.

Favorit për transferimin e 30-vjeçarit po vlerësohet Bayerni që po e sheh sulmuesin si zëvendësim të duhur për Robert Lewandowskin. Mane është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2016, kurse këtë sezon shënoi 23 gola.