Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni arrin marrëveshje me Manen

Bayern Muncheni ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin Sadio Mane dhe po negocion me Liverpoolin për transferimin e tij në verë, ka raportuar sajti “SportBible” të enjten.

Mane ka pranuar kushtet e ofruar nga Bayerni, ku do të jetë futbollisti më i paguar në ekip. Bayerni i ka ofruar atij kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 20 milionë eurosh dhe marrëveshja mes palëve tashmë është arritur.

Mane është në pritje të dritës së gjelbër nga Liverpooli për t’iu bashkuar Bayernit, që për transferimin e tij ka ofruar 30 milionë euro. 30-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm, kurse është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2016. Në sezonin e fundit, Mane ka shënuar 23 gola në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm