Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli synon kthimin e Mane

Sadio Mane - bayern Muenchen - suspendim

Sulmuesi Sadio Mane mund të rikthehet te Liverpooli pas vetëm një edicioni te skuadra e Bayern Munichut. “The Sun” ka raportuar të mërkurën se Liverpooli po e shqyrton mundësinë e transferimit të senegalezit 31-vjeçar këtë verë.

Mane do të largohet nga Bayerni me të përfunduar edicioni aktual, pasi klubi gjerman tashmë e ka nxjerrë në shitje. Ai iu bashkua verën e shkuar Bayernit nga Liverpooli, por nuk bën pjesë në planet e klubit gjerman për shkak të disiplinës.

Në edicionin e tij të parë te skuadra bavareze, Mane ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 6 asistime, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro. Ai ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2025.