Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane mund të kthehet në Angli

Sadio Mane - bayern Muenchen - suspendim

Sadio Mane mund të kthehet sërish në Angli. Interesim për sulmuesin e Senegalit ka shprehur interesim Chelsea. Kësbhtu ka raportuar të mërkurën “Football Insider”.

Mane nuk po kalon periudhë të mirë në Gjermani. Bayerni është i gatshëm ta shesë ish-sulmuesin e Liverpoolit. Madje, edhe vetë ylli i futbollit ka kërkuar largimin nga Gjermania për t’u kthyer në Angli.

31-vjeçari iu bashkua gjigantit gjerman në qershor të vitit të kaluar nga Liverpooli. Me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Në 34 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual, Mane ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime. Ai karrierë më herët ka bërë edhe te Southamptoni, Salzburgu dhe Metzi.