Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea me ofertë për Manen

Sulmuesi i krahut, Sadio Mane, pritet të rikthehet në futbollin anglez pas vetëm një edicioni te skuadra e Bayern Munichut. “Sky Sports” ka bërë të ditur të martën se Mane ka gjasa të mëdha t’i bashkohet skuadrës së Chelseat në afatin kalimtar të verës.

Madje, thuhet se Chelsea ka bërë gati ofertën për senegalezin, i cili tashmë është nxjerrë në shitje nga Bayerni. Mane iu bashkua Bayernit verën e shkuar nga Liverpooli, por skuadra gjermane nuk llogarit në shërbimet e tij për arsye disiplinore.

Për të siguruar shërbimet e 31-vjeçarit për edicionin e ardhshëm, Chelsea është gati të paguajë deri në 50 milionë euro.

Mane ka 12 gola e 5 asistime këtë edicion për Bayernin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm