Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni siguron Manen

Transferimi i sulmuesit Sadio Mane te Bayern Muencheni tashmë mund të konsiderohet i përfunduar, ka shkruar “Sky Sports” të premten.

Gjiganti i Bundesligës është pranë arritjes së marrëveshjes me Bayernin për Manen, pasi për kartonin e senegalezit ka ofruar 43 milionë euro.

Dy klubet pritet së shpejti ta bëjnë zyrtare marrëveshjen, pasi Mane tashmë është pajtuar me kushtet e ofruara nga ekipi gjerman.

Ai me Bayernin do të firmosë kontratë trevjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.