Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane afër marrëveshjes me Bayernin

Sadio Mane është pranë marrëveshjes me Bayern Muenchenin. Sipas “The Mirror”, senegalezi është pajtuar me kushtet e ofruara nga kampioni gjerman.

“Bavarezët” i kanë ofruar kontratë trevjeçare me pagë javore prej 420 mijë eurosh.

Sulmuesi i krahut thuhet se është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Bundesligë.

Tani, klubit gjerman i mbetet të gjejë marrëveshjen me Liverpoolin, që po kërkon rreth 45 milionë euro për kartonin e tij.

Skuadra angleze tashmë ka refuzuar dy ofertat e para të ekipit gjerman.

Artikuj të ngjashëm