Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane prezantohet te Bayerni të mërkurën

Sulmuesi senegalez Sadio Mane do të prezantohet te Bayern Muencheni të mërkurën, raporton “Daily Mail”.

Mane 30-vjeçar do të udhëtojë në Gjermani të martën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, ndërsa më pas do ta firmosë kontratën me klubin kampion të Gjermanisë.

Bayerni për Manen do t’i paguajë Liverpoolit 35 milionë funte dëmshpërblim.

Të mërkurën Mane pritet të prezantohet zyrtarisht te klubi i ri.

Mane në stinorin e fundit realizoi 23 gola në të gjitha garat. Ai te Liverpooli ishte transferuar në verën e vitit 2016 nga Southamptoni për 41.2 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm