Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane mund t’i bashkohet Bayern Munichut

Sadio Mane pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë, ka shkruar të dielën “Goal.com”. Sulmuesi mund t’i bashkohet Bayern Munichut që është në “pole-position” për t’i siguruar shërbimet e yllit senegalez.

30-vjeçari dëshiron sfidë të re pasi i ka kaluar gjashtë vjet te skuadra e “të kuqve”.

Mane me Liverpoolin të shtunën u mposht nga Real Madridi në finale të Ligës së Kampionëve me rezultatin 1:0.

Sulmuesi senegalez ka shënuar 22 gola në të gjitha garat këtë edicion. E ndihmoi Kamerunin ta fitojë Kupën e Afrikës.

Artikuj të ngjashëm