Liverpooli ka refuzuar edhe ofertën e dytë rresht të Bayern Muenchenit për sulmuesin Sadio Mane, ka njoftuar “The Mirror” të mërkurën. Pasi refuzoi ofertën prej 30 milionë eurosh ditë më parë, Liverpooli ka kthyer prapa edhe ofertën e dytë në vlerë prej 35 milionë eurosh për senegalezin.
Bëhet e ditur se ekipi anglez po kërkon të paktën 50 milionë euro për Manen, i cili ka kërkuar largimin nga klubi gjatë kësaj vere. Mane ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm