Sport

Liverpooli planifikon t’ia vazhdojë kontratën Manes

Sadio Mane

Liverpooli po planifikon kontratë të re për Sadio Manen, raporton të martën “Goal.com”.

Sulmuesi 30-vjeçar me klubin anglez ka edhe një vit kontratë. Liverpooli dhe Mane nuk janë pajtuar ende për vazhdimin e kontratës.

Interesim për yllin e Senegalit kanë shprehur Barcelona dhe Bayern Muencheni. Mane edicionin aktual ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar katër herë në 47 ndeshje.