Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kthen interesimin nga Mane

Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin e Liverpoolit, senegalezin Sadio Mane.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se te Barcelona po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Manes në fund të këtij edicioni.

Mane ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ende nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij tek ekipi anglez, me të cilin ende nuk i ka nisur bisedimet për kontratën e re.

Mane, 30-vjeçar, po shkëlqen edhe këtë edicion te Liverpooli, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016.

Në 46 ndeshje të luajtura këtë sezon, Mane ka shënuar 20 gola dhe ka bërë katër asistime.