Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maddison rinovon me Leicesterin

Mesfushori James Maddison nuk do të largohet nga Leicester City, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.

“Daily Mail” ka njoftuar të shtunën se palët kanë arritur tashmë marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet muajin tjetër.

Me rinovimin e kontratës, Maddison do të jetë pjesë e Leicesterit deri në vitin 2026.

25-vjeçari sezonin e shkuar ishte ndër lojtarët më të dalluar te Leicesteri, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Norwich City.

Artikuj të ngjashëm