Mesfushori James Maddison mund të mos largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e Leicester Cityt. “Sky Sports” ka shkruar të mërkurën se drejtuesit e klubit i kanë ofruar 26-vjeçarit kontratë të re.
Te Leicesteri po e shohin Maddisonin si lojtar të rëndësishëm dhe për këtë arsye po duan ta mbajnë më gjatë në ekip. Ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024, ndërsa me kontratën e re do të mbetej pjesë e klubit deri në vitin 2028.
Maddison është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Premier League, pasi interesim për shërbimet e tij kanë shprehur Manchester City, Neëcastle Unitedi e Tottenhami. Maddison është pjesë e Leicesterit prej vitit 2018 dhe këtë sezon ka 9 gola e 5 asistime në kampionatin e Anglisë.