Sport

Leicesteri ia cakton çmimin Maddisonit

Mesfushori James Maddison po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e Leicester Cityt, ka bërë të ditur “The Sun” të mërkurën. Pas ofertave të shumta, te Leicesteri kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 26-vjeçarit, të cilit tashmë ia kanë caktuar edhe çmimin.

Për ta lënë të lirë në verë Maddisonin, skuadra e Leicesterit po kërkon 60 milionë euro pasi mesfushori ka kontratë deri në vitin 2024.

Ai po kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi, Manchester City, Tottenhami, Chelsea e Newcastle Unitedi.

Këtë edicion, Maddison ka 9 gola e 8 asistime në 26 ndeshje kampionale, ndërsa është pjesë e Leicesterit prej vitit 2018.