Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maddison drejt Tottenhamit

Tottenhami ka parakaluar Newcastle Unitedin dhe të gjitha skuadrat e tjera të interesuara për mesfushorin James Maddison. “The Sun” njofton të mërkurën se Tottenhami po shihet si favorit për transferimin e tij, pasi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Leicester Cityt.

Ekipi londinez ka ofruar 50 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili ka kontratë me Leicesterin deri vitin e ardhshëm.

Maddison vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin anglez dhe te Tottenhami po shihet si përforcim i madh për sezonin e ri. Këtë edicion, ai ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 6 asistime në 23 paraqitje në Premier League.