Sport

Tottenhami siguron Maddisonin

Skuadra e Tottenhamit ka fituar garën për mesfushorin e Leicester Cityt, James Maddison.

“The Sun” shkruan të martën se Tottenhami ka arritur marrëveshje personale si me Maddisonin ashtu edhe skuadrën e Leicesterit.

Zyrtarizimi i Maddisonit te Tottenhami do të bëhet javën e ardhshme kur edhe do të finalizohet marrëveshja mes të gjitha palëve.

Tottenhami do të paguajë 50 milionë euro për Maddisonin, i cili me ekipin nga Londra do të firmosë kontratë pesëvjeçare. Ai te Tottenhami po shihet si përforcim i madh për sulmin, duke pasur parasysh se në garë për shërbimet e tij ishte edhe Newcastle Unitedi. Maddison prej vitit 2018 është pjesë e Leicesterit dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Ai edicionin e fundit në Premier League, pati 10 gola e 9 asistime në 30 ndeshje të luajtura.