Sport

Newcastle siguron Maddisonin

James Maddison do të jetë përforcimi i madh i Newcastle Unitedit në afatin kalimtar të verës.

Mediumet britanike kanë shkruar të premten se Newcastle tashmë ka siguruar shërbimet e mesfushorit 26-vjeçar, i cili është pjesë e Leicester Cityt.

Madje, thuhet se Newcastle tashmë ka arritur marrëveshje si me Maddisonin ashtu edhe Leicesterin, e cila do të bëhet zyrtare me të përfunduar edicioni aktual.

Për kartonin e Maddisonit, Newcastle do të paguajë 60 milionë euro, kurse futbollisti anglez do të firmosë kontratë pesëvjeçare me ekipin e ri.

Për shërbimet e Maddisonit, Newcastle ka mposhtur konkurrencën e fortë të ekipeve të tjera angleze, pasi ai vlerësohet ndër më të dalluarit në pozitën e tij në Premier League.

Këtë edicion, Maddison ka 10 gola e 9 asistime në kampionat, ndërsa me Leicesterin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.