Mesfushori James Maddison pritet të jetë përforcimi i parë i Newcastle Unitedit për sezonin e ri. “Sky Sports” shkruan të hënën se Newcastle është favorit për transferimin e 26-vjeçarit, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga Leicester City.
Maddison është njëri prej lojtarëve më të dalluar tek Leicesteri, ndërsa Neëcastle për kartonin e tij ka ofruar 70 milionë euro. Maddison këtë sezon ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 6 asistime në 21 ndeshje në kampionatin anglez, ndërsa me Leicesterin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës për shkak se dëshiron të largohet nga Leicesteri, ekip që këtë sezon po lufton për mbijetesë. Maddison është pjesë e Leicesterit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Norwich City.