Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami, favorit për Maddisonin

Tottenhami po vlerësohet favorit për transferimin e mesfushorit anglez, James Maddison, në fund të këtij sezoni, përcjell “The Sun” të premten. Bëhet e ditur se Tottenhami ka parakaluar Manchester Cityn dhe Neëcastle Unitedin në garën për shërbimet e Maddisonit.

26-vjeçari do të largohet nga Leicester City në verë, ndërsa Tottenhami për kartonin e tij ka ofruar 60 milionë euro.

Maddison është njëri prej lojtarëve kyç të Leicesterit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 5 asistime këtë sezon në 17 paraqitje në Premier League.

Artikuj të ngjashëm