James Maddison nuk ka vendosur se cilës prej dy skuadrave angleze do t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të verës, pasi Leicester City nuk siguroi qëndrimin në Premier League. Në garë për Maddisonin janë Newcastle Unitedi dhe Tottenhami. Leicesteri shpreson t’i fitoj 65 milionë euro nga shitja e Maddisonit, të cilit i ka mbetur edhe një vit kontratë me klubin.
“Sky Sports” mëson se Newcastle është duke kryesuar garën për transferimin e futbollistit të Anglisë. Mesfushori 26-vjeçar në edicionin 2022/2023 shënoi dhjetë gola dhe kontribuoi me nëntë asistime në 30 paraqitje në elitën e futbollit anglez. Ai ka luajtur tri ndeshje për përfaqësuesen angleze.