Tottenhami po e rivalizon Newcastle Unitedin për mesfushorin James Maddison, i cili këtë verë do të largohet nga skuadra e Leicester Cityt.
“The Sun” shkruan se Tottenhami është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për Maddisonin, i cili është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Premier League.
26-vjeçari shkëlqeu edicionin e fundit, duke shënuar 10 gola dhe asistuar 9 herë në 30 ndeshje kampionale. Ai do të largohet nga Leicesteri, ekip që edicionin e ri do të paraqitet në rangun e dytë të futbollit anglez.
Maddison ka kontratë me Leicesterin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa Tottenhami dhe Newcastle janë në garë të ashpër për transferimin e tij gjatë kësaj vere.