Tottenhami ka transferuar mesfushorin anglez, James Maddison, me marrëveshje pesëvjeçare, nga skuadra e Leicester Cityt.
Transferimi i tij i ka kushtuar Tottenhamit rreth 47 milionë euro.
26-vjeçari ka tri paraqitje për Anglinë dhe i ndihmoi “dhelprat” ta fitojnë Kupën FA për herë të parë në histori, në vitin 2021.
Ai pati 203 paraqitje për Leicesterin pasi u transferua nga Norwichi në vitin 2018.
Maddison realizoi 10-të gola në Premier League në edicionin e kaluar, por nuk arriti ta ndihmojë skuadrën të mbetet në elitë edhe për një edicion tjetër.