Skuadra e Tottenhamit nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Leicester Cityt, James Maddison.
“Sky Sports” raporton të martën se Tottenhami do të tentojë transferimin e Maddisonit në afatin kalimtar të janarit. Për ta bindur Leicesterin në lirimin e 25-vjeçarit, Tottenhami do të ofrojë rreth 60 milionë euro.
Tottenhami e kërkoi mesfushorin edhe gjatë kësaj vere, por Leicesteri refuzoi ofertat në vlerë prej 40 milionë eurosh. Maddison është ndër mesfushorët defensiv më të vlerësuar në Premier League dhe ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024.
Ai është pjesë e klubit prej vitit 2018 kurse këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim në gjashtë paraqitje kampionale.