Liverpooli ka shprehur interesim për ta transferuar yllin e Leicester Cityt, James Maddison. Kështu ka raportuar të hënën “Football Insider”.
Maddisonit i skadon kontrata verën e vitit të ardhshëm me skuadrën e Premier Leagues. Mesfushori 26-vjeçar ka refuzuar vazhdimin e kontratës dhe dëshiron të transferohet në ndonjë klub tjetër në Angli. Leicesteri po kërkon 70 milionë euro për lirimin e futbollistit të Përfaqësueses së Anglisë. Krahas Liverpoolit, në garë për Maddisonin kanë shprehur interesim edhe Newcastle dhe Manchester City. Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 18 ndeshjet e sezonit aktual të Premier Leagues angleze.