Mesfushori James Maddison nuk do të largohet nga skuadra e Leicester Cityt. Në fakt, 25-vjeçari pritet të firmosë kontratë të re me ekipin anglez, ka njoftuar “Daily Mail” të premten.
Mësohet se Maddison tashmë ka nisur negociatat me krerët e klubit dhe parimisht ka pranuar për ta firmosur kontratën e re.
Ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024, ndërsa me kontratën e re, do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2026.
Leicesteri këtë verë ka refuzuar ofertat për Maddisonin, pasi e vlerëson si lojtar të rëndësishëm për ekipin. Në dy ndeshje të luajtura këtë edicion në Premier League, Maddison ka një gol e një asistim.
Artikuj të ngjashëm