Bora ka thelluar krizën e skuadrës së Pejës.
Të dielën mbrëma në “Karagaçi”, skuadra prishtinase e mposhti atë pejane me rezultatin 88:75. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bora nisi shkëputjen në çerekun e parë, ndërsa epërsi të madhe krijoi në të dytin, që përfundoi 28:14. Në pjesën e dytë basketbollistët e Borës u rezistuan përpjekjeve të vendasve për barazim.
Laolu Oke kishte statistikat më të mira te Bora. Ai ndeshjen e përfundoi me 11 pikë e 12 kërcime. Muhamedali Janjeva i kishte 23 pikë, ndërsa Terrell Allen 19. Rrezart Memedi kontribuoi me 16 pikë e katër kërcime, ndërsa Amin Hot i kishte 11 pikë.
Jetmir Zeqiri i kishte 12 pikë e pesë kërcime te Peja. Dwight Wilson realizoi 10 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Xavier Johnson i kishte 11 pikë e tri kërcime. 14 pikë i shënoi edhe Gray Ricks Jr.
Për Pejën është humbja e pestë rresht në Superligë. Tani ka nëntë pikë, përkatësisht pesë humbje e dy fitore.
Bora e shënoi fitoren e pestë. Ka edhe dy disfata.