KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
μπάσκετ

Το χιόνι επιδεινώνει την κρίση στην Πέγια

Kb Basketboll

Bora ka thelluar krizën e skuadrës së Pejës.

Të dielën mbrëma në “Karagaçi”, skuadra prishtinase e mposhti atë pejane me rezultatin 88:75. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bora nisi shkëputjen në çerekun e parë, ndërsa epërsi të madhe krijoi në të dytin, që përfundoi 28:14.  Në pjesën e dytë basketbollistët e Borës u rezistuan përpjekjeve të vendasve për barazim.

Laolu Oke kishte statistikat më të mira te Bora. Ai ndeshjen e përfundoi me 11 pikë e 12 kërcime. Muhamedali Janjeva i kishte 23 pikë, ndërsa Terrell Allen 19. Rrezart Memedi kontribuoi me 16 pikë e katër kërcime, ndërsa Amin Hot i kishte 11 pikë.

Jetmir Zeqiri i kishte 12 pikë e pesë kërcime te Peja. Dwight Wilson  realizoi 10 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Xavier Johnson i kishte 11 pikë e tri kërcime. 14 pikë i shënoi edhe Gray Ricks Jr. 

Për Pejën është humbja e pestë rresht në Superligë. Tani ka nëntë pikë, përkatësisht pesë humbje e dy fitore. 

Bora e shënoi fitoren e pestë. Ka edhe dy disfata.