Mesfushori Uran Bislmi ka kontribuar me asistim në fitoren e Luganos 2:1 ndaj Baselit të dielën.
Ndeshja Lugano – Basel i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Bisimi asistoi në golin e parë të realizuar nga Daniel Dos Santos në minutën e dhjetë.
Yanis Cimignani shënoi golin për 2:0 në minutën e 27-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë golin e nderit për Baselin e shënoi Philip Otele.
Me fitore, Lugano u forcua në vendin e parë me 34 pikë. Baseli zë vendin e shtatë me 14 pikë.
Bislimi u vlerësua më i miri te Lugano.
Albian Ajeti në fushë u inkuadrua në minutën e 73-të, ndërsa Ezgjan Alioski mbeti në stol. Deri në minutën e 65-të te Baseli në fushë ishte kapiteni Xherdan Shaqiri.
Gol të dielën shënoi edhe futbollisti me rrënjë nga Kosova, Selmin Hoxha. Ekipi tij Zurichu e fitoi 5:3 ndeshjen ndaj Young Boysit.
Te Zurichu luajti edhe kapiteni Lindrit Kamberi. Ndërkohë, kampioni Thuni e fitoi 5:3 ndeshjen ndaj Lausannes.