Te Leicester City kanë pranuar se mesfushori James Maddison ka gjasa të largohet në afatin kalimtar të janarit. Kështu, ka thënë trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers të shtunën për mediumet angleze.
Maddison është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Leicesteri këtë edicion dhe gjatë verës është kërkuar me ngulm nga Newcastle Unitedi.
Ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në shtatë paraqitje në Premier League deri më tani, ndërsa me Leicesterin ka kontratë deri në vitin 2024.
“Ai po luan mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Nuk e di dhe nuk jam i sigurt se çka do të ndodh në të ardhmen”, ka thënë Rodgers kur është pyetur për Maddisonin.