Mesfushori James Maddison pritet që të largohet nga Leicesteri City në verë. “Daily Mail” ka njoftuar të hënën se drejtuesit e Leicesterit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Maddisonin.
Për kartonin e mesfushorit 25-vjeçar, Leicesteri po kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim.
Te Leicesteri janë të bindur se me shitjen e Maddisonit, do të arrijnë ta forcojnë repartin e mbrojtjes për të cilin po insiston trajneri Brendan Rodgers.
Maddison edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira, ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tetë asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat për Leicesterin.
Ai me Leicesterin ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Norwichi, Aberdeeni e Coventry.
Artikuj të ngjashëm