Skuadra e Liverpoolit është futur fuqishëm në garë për shërbimet e mesfushorit N’Golo Kante, shkruan të hënën “The Sun”.
Thuhet se është trajneri Juergen Klopp që po insiston në transferimin e Kantes në fund të këtij sezoni. Mesfushori francez në verë pritet të mbetet lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean.
Ai te Liverpooli po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën dhe ekipi anglez po shihet favorit në garën për shërbimet e tij, pasi Kante po kërkohet edhe nga Barcelona. 31-vjeçari ka pasur telashe me lëndimet këtë sezon dhe deri më tani ka regjistruar vetëm dy paraqitje në Premier League.
Ai te Chelsea është transferuar në vitin 2016 nga Leicester City.
Artikuj të ngjashëm