Mesfushori N’Golo Kante nuk do të largohet në verë nga Chelsea kur edhe i skadon kontrata. “FootMercato” ka njoftuar se francezi tashmë ka arritur marrëveshje me klubin anglez për rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare së shpejti.
Mësohet se me rinovimin e kontratës, Kante do të jetë pjesë e Chelseat deri në verën e vitit 2027.
31-vjeçari këtë sezon ka pasur telashe më lëndimet dhe së fundmi është rikthyer në fushë. Deri më tani, Kante ka regjistruar dy paraqitje për Chelsean në Premier League.
Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Leicester City dhe me ekipin nga Londra ka fituar gjashtë trofe, përfshirë një titullin e kampionit të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.