Negociatat ndërmjet Chelseat dhe mesfushorit N’Golo Kante për kontratën e re janë ndërprerë, ka raportuar “Daily Mail” të enjten. Kante nuk është i kënaqur me ofertën e klubit londinez, i cili i ka ofruar kontratë dyvjeçare.
Francezi po kërkon kontratë të re katërvjeçare për të vazhduar bashkëpunimin me Chelsean, në të kundërtën ka paralajmëruar largimin. 31-vjeçarit kontrata aktuale i skadon në fund të këtij edicioni dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje, atëherë Kante në verë do të jetë lojtar i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKante është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Leicester City. Ai këtë edicion ka vetëm dy paraqitje në kampionat pasi ka pasur telashe me lëndimet.