N’Golo Kante është afër vazhdimit të kontratës me skuadrën e Chelseat, raporton “The Telegraph” të martën.
Mesfushori 31-vjeçar me klubin nga Londra ka kontratë të vlefshme deri në fund të këtij edicioni. Por francezi do ta vazhdojë qëndrimin në Londër edhe pas muajit qershor.
Kante ishte në shënjestër të PSG-së dhe Barcelonës. Por, janë drejtuesit e klubit anglez që nuk dëshirojnë ta lirojnë futbollistin e pandalshëm.
Kante ka qenë jashtë fushës që nga gushti i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi. Kthimi i tij pritet të bëhet muajin tjetër.
Kante ka luajtur vetëm dy ndeshje në edicionin aktual të Premier Leagues.
Artikuj të ngjashëm