N’Golo Kante dëshiron të qëndrojë te skuadra e Chelseat, dhe synon kontratë afatgjate me klubin londinez, ka shkruar “Daily Mail” të mërkurën.
31-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe e ka mundësinë për të nisur bisedimet me klubin aktual, apo të gjejë skuadër tjetër.
Kante, i cili nuk ka luajtur që nga muaji gusht në barazimin me Tottenhamin në “Stamford Bridge”, pësoi tjetër dëmtim para se të niste ndeshja me Milanin.
Chelsea fitoi 2:0 në “San Siro”.