Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante mbetet te Chelsea

Mesfushori N’Golo Kante do të mbetet pjesë e Chelseat edhe përtej sezonit aktual.

“Sky Sports” ka raportuar të premten se francezi tashmë ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon këtë verë.

Mësohet se me rinovimin e kontratës, Kante do të mbetet te Chelsea deri në vitin 2025, si dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve pritet të bëhet brenda këtij muaji dhe 32-vjeçari do të ketë pagë më të lartë.

Këtë edicion, Kante ka pasur telashe me lëndimet, ndërsa deri më tani ka vetëm 1 asistim në nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e ekipit nga Londra prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Leicester City.

Artikuj të ngjashëm