Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante drejt Barcelonës

Mesfushori N’Golo Kante është i vendosur të largohet nga Chelsea vitin e ardhshëm.

Bëhet e ditur se francezi po synon t’i bashkohet Barcelonës, ekip që ka shprehur interesim për transferimin e tij në fund të sezonit aktual. “AS” raporton se Kante ka njoftuar Chelsean se dëshiron të largohet nga Londra për ta vazhduar karrierën në Spanjë.

Madje, Kante ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin londinez që i skadon në fund të këtij sezoni.

Te Barcelona po e shohin Kanten si përforcim të duhur për sezonin e ri, duke pasur parasysh se mund ta transferojnë falas. 31-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2016, ndërsa në Angli ka luajtur edhe për Leicester Cityn. Këtë edicion Kante ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani ka regjistruar vetëm tri paraqitje për Chelsean.